Ndërlidhjet

Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet sulmit të rebelëve Huthi


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se rebelët Huthi të Jemenit do të paguajnë një “çmim të rëndë”, pasi një raketë e hedhur nga ta, ra në Izraelin qendror.

Ushtria izraelite tha se raketa ra në një zonë të pabanuar të dielën dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk arritën ta shkatërronin përpara se të hynte në hapësirën ajrore izraelite.

Ajo shtoi se është duke hetuar incidentin.

Kjo është hera e parë që një raketë e lëshuar nga ky grup, arrin në Izraelin qendror, i cili është rreth 2.000 kilometra nga Jemeni.

Rebelët Huthi thanë se përdorën një lloj të ri rakete hipersonike për operacionin e tyre.

Ata janë një grup i armatosur, që pushtoi pjesën më të madhe të Jemenit, gjatë luftës së vazhdueshme civile në këtë vend.

Ata, po ashtu, e kanë deklaruar veten pjesë të “boshtit të rezistencës” - që udhëhiqet nga Irani - kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit më gjerë.

Grupi tha se sulmi i së dielës u krye në solidaritet me palestinezët dhe se Izraeli duhet të presë edhe të tjera përpara përvjetorit të parë të sulmeve të 7 tetorit.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë qindra pengje.

Në përgjigje, Izraeli vazhdon fushatën masive të sulmeve në Gazë - enklavë e populluar me palestinezë, nën kontrollin e Hamasit.

Sipas autoriteteve në Gazë, mbi 40.000 njerëz atje janë vrarë deri më tash.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG