Ndërlidhjet

Izraeli i vazhdon luftimet ndaj Hamasit, dy ditë pas sulmit befasues


Anëtarët e forcave të sigurisë së Izraelit duke ecur nëpër një rrugë plot rrënoja në Tel Aviv, pas një sulmi me raketë nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës, 7 tetor 2023.
Anëtarët e forcave të sigurisë së Izraelit duke ecur nëpër një rrugë plot rrënoja në Tel Aviv, pas një sulmi me raketë nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës, 7 tetor 2023.

Izraeli njoftoi të hënën se i ka angazhuar forcat speciale në përpjekje për t’i çliruar katër zona nga luftëtarët e Hamasit, si përgjigje ndaj sulmit të papritur të grupit militant brenda territorit të Izraelit.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Izraeli njoftoi se i ka sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (FMI) njoftuan mëngjesin e së hënës se forcat e saj janë ende duke luftuar ndaj luftëtarëve të Hamasit në shtatë apo tetë zona në lindje të Izraelit, pranë Rripit të Gazës.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Shumë militantë janë vrarë, por ka të tjerë të cilën po fshihen nëpër shtëpi, sipas FMI-së.

Rreth 123.000 njerëz janë zhvendosur nga Gaza si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, njoftoi OKB-ja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG