Ndërlidhjet

Izraeli thotë se ushtria po përgatitet për ta sulmuar Gazën “nga ajri, deti e toka”


Ushtar izraelit.
Ushtar izraelit.

Izraeli është duke kryer përgatitje për një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës të kontrolluar prej Hamasit, pasi u ka kërkuar palestinezëve që jetojnë në atë territor që të largohen në pjesën jugore, në afërsi me Egjiptin.

Këshilltari izraelit për Siguri Kombëtare e ka paralajmëruar grupin militant të Libanit, Hezbollahun, që të mos nisë luftë në veri të Izraelit, duke e kërcënuar me “shkatërrim” të grupit.

Izraeli është zotuar për ta shkatërruar edhe Hamasin, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të luftëtarëve të tij një javë më parë në tokën izraelite.

Rreth 1.300 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ndaj Izraelit dhe 150 persona janë marrë peng.

Izraeli është përgjigjur me bombardime intensive në Gazë dhe me rrethim total të 2.3 milionë palestinezëve.

Autoritetet në Gazë kanë thënë se mbi 2.200 njerëz janë vrarë dhe një çerek i tyre janë fëmijë.

Prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ushtria izraelite ka mbledhur mijëra trupa ushtarake në zonën kufitare.

“Ushtarët dhe batalionet e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit janë të angazhuara në këtë shtet dhe janë në gatishmëri për fazat e ardhshme të luftës, me fokus të veçantë në operacionet tokësore”, ka thënë ushtria përmes një deklarate.

Ushtria ka përmendur se operacioni do të zhvillohet edhe nga ajri dhe deti, por pa përmendur shumë hollësi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë pasditen e së shtunës se “faze e re po vjen”, pas është takuar me zyrtarë ushtarakë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG