Ndërlidhjet

Izraeli do të dërgojë delegacion për rinisjen e bisedimeve për armëpushim


Një tanke izraelite duke vepruar në Rripin e Gazës, 1 korrik 2024.
Një tanke izraelite duke vepruar në Rripin e Gazës, 1 korrik 2024.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të dërgojë negociatorë për të rinisur bisedimet për armëpushim në Gazë, tha një zyrtar izraelit.

Paraprakisht u njoftua se gjatë të enjtes do të mblidhej kabineti i Izraelit do të mblidhet të enjten për ta diskutuar përgjigjen më të re të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – për propozimin e SHBA-së për armëpushim me faza në Rripin e Gazës.

Përpjekjet diplomatike për armëpushim në Gazë kishin ngecur në javët e fundit, por ato u ringjallën me vendimin e Izraelit për ta shqyrtuar përgjigjen e Hamasit.

Shtetet e Bashkuara grumbulluan mbështetje për planin për armëpushim, i cili parasheh lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen ende nga grupi militant, në këmbim të një armëpushimi afatgjatë dhe të tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza.

Megjithatë, deri tani asnjëra palë nuk e ka pranuar plotësisht atë.

Hamasi sugjeroi “ndryshime” në propozim muajin e kaluar, disa prej të cilave janë të pamundura sipas SHBA-së.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se propozimin origjinal nuk është bërë nga Izraeli, por ka ngritur dyshime nëse ai do t’i japë fund luftës – që është kërkesë kyçe e Hamasit.

Hamasi konfirmoi të mërkurën se ua ka dorëzuar një përgjigje të re Egjiptit dhe Katarit, të cilat i ndërmjetësojnë bisedimet, pa dhënë hollësi. Një zyrtar amerikan tha se Administrata e presidentit Joe Biden po e vlerëson përgjigjen, duke e cilësuar atë si konstruktive. Zyrtari, i cili foli në kushte anonime, tha se nevojitet më shumë punë.

Një zyrtar izraelit tha se Netanyahu do ta mbledhë Kabinetin të enjten, për të biseduar për zhvillimet e fundit rreth bisedimeve.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se propozimi i fundit përmban gjuhë të re dhe iu paraqit Egjiptit dhe Katarit të shtunën. Ai adreson bisedime indirekte të cilat pritet të fillojë gjatë fazës së parë të marrëveshjes me tri faza, të cilën Joe Biden e shpalosi më 31 maj.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

XS
SM
MD
LG