Ndërlidhjet

Izraeli raportohet se ka nisur evakuimin e civilëve në Rafah


Rafah, Gazë
Rafah, Gazë

Forcat e armatosura të Izraelit nisën evakuimin e civilëve palestinezë nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se të nisin ofensivën ushtarake, njoftoi një transmetues izraelit.

Radioja e Ushtrisë tha se evakuimet janë përqendruar në disa qarqe periferike të Rafahut, nga të cilat të evakuuarit do të dërgohen në tendat në Khan Jounis dhe Al Muvasi.

Më herët, ushtria izraelite u bëri thirrje palestinezëve në pjesët lindore të Rafahut që të lëvizin “drejt një zone të afërt humanitare”.

Ushtria tha se do të përdorë mesazhe me tekst, telefonata dhe njoftime në media “për të inkurajuar lëvizjen graduale të civilëve në zonat e specifikuara”.

Izraeli beson se në Rafah strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur shtatë muaj më parë, pasi Hamasi ka sulmuar fillimisht tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah.

Por, me më shumë se një milion palestinezë që janë të strehuar në Rafah, gjasat e një operacioni me numër të madh viktimash kanë shqetësuar tashmë fuqitë perëndimore dhe Egjiptin fqinj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG