Ndërlidhjet

Izraeli thotë se lufta në Gazë do të zgjasë disa muaj


Tym i madh del nga ndërtesat e banimit në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që nisën pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.
Tym i madh del nga ndërtesat e banimit në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që nisën pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”.

“Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit]. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha Gallant të dielën në Tel Aviv.

Një pushtim tokësor i Rripit të Gazës nga Ushtria e Izraelit mund të jetë i pashmangshëm, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit para dy javëve.

Ushtria e Izraelit e rrethoi Gazën dhe i nisi bombardimet hakmarrëse vdekjeprurëse në Gaza menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, si dhe ka grumbulluar tanke dhe dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufirit me enklavën me popullsi të dendur prej 2.3 milionë banorë.

“Ky duhet të jetë operacioni jonë i fundit i manovrimit në Gazë, për një arsyeje të thjeshtë, sepse pas tij, nuk do të ketë më Hamas atje”, theksoi Gallant.

Militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer mbi 200 të tjerë.

Si pasojë, e bombardimeve të pareshtura izraelite që nga atëherë në Gaza janë vrarë 4.741 palestinezë, ndërsa 15.898 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG