Ndërlidhjet

Izraeli e hap një pikë kufitare për furnizim me ndihma në Gazë


Kamionët humanitarë duke pritur në rend për t'u kontrolluar në pikëkalimin Kerem Shalom mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.
Kamionët humanitarë duke pritur në rend për t'u kontrolluar në pikëkalimin Kerem Shalom mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Izraeli vendosi të premten të lejojë përkohësisht furnizimin me ndihma humanitare në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit të vet kufitar, Kerem Shalom, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Rripi i Gazës është duke u përballur me kushte të mjerueshme humanitare për shkak të luftës tashmë dymujore.

Deri më tani, të gjitha ndihmat humanitare janë futur në territorit e rrethuar nga Izraeli vetëm përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah.

Familjet në Gazë mezi po i mbajnë gjallë bebet e porsalindura
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Në Kerem Shalom, i cili ndodhet në kufirin e Gazës me Izraelin, së fundmi kontrolloheshin të gjitha dërgesat humanitare të destinuara për Gazën, por kamionët duhej të udhëtonin pastaj drejt Rafahut për t’u futur brenda enklavës palestineze.

“Kabinet i Izraelit e aprovoi sot një masë të përkohshme për shkarkimin e kamionëve në pjesën brenda Gazës të pikëkalimit Kerem Shalom”, me qëllim për ta rritur sasinë e ndihmave për këtë territor, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të premten e përfundoi një vizitë në Izrael, e quajti këtë vendim “hap të rëndësishëm”.

“Presidenti [Joe] Biden e ngriti këtë çështje së fundmi përmes një telefonate me kryeministrin Netanyahu, e cila ishte edhe temë e rëndësishme diskutimesh gjatë vizitës sime në Izrael në dy ditët e fundit”, tha ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG