"Nga parajsa në ferr": Të mbijetuarit përshkruajnë sulmin në festivalin izraelit
Mijëra të rinj po argëtoheshin në orët e hershme të 7 tetorit, kur militantët e grupit palestinez, Hamas, që udhëheq Gazën, ia mësynë festivalit të muzikës Supernova, në Izrael, dhe hapën zjarr. “Gjithçka ishte aq e mrekullueshme, ndeja më e mirë në të cilën kisha marrë pjesë në jetën time, derisa nga parajsa u bë ferr për një sekondë”, tha Elad Hakim, që i mbijetoi sulmit. Videot e shpërndara në internet tregojnë pjesëmarrësit duke ikur në këmbë, përderisa të tjerë u morën peng dhe besohet të jenë dërguar në Gazë. Mbi 200 persona u vranë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)