Ndërlidhjet

Izraeli sulmon dy objektiva të Hamasit


Tymi del nga një ndërtesë e bombarduar gjatë një sulmi ajror izraelit në Rafah në Rripin jugor të Gazës më 20 maj 2021.
Tymi del nga një ndërtesë e bombarduar gjatë një sulmi ajror izraelit në Rafah në Rripin jugor të Gazës më 20 maj 2021.

Aeroplanët ushtarakë të Izraelit sulmuan dy objektiva në Rripin e Gazës më 7 gusht si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave me flakë nga ana e militantëve, një ditë më parë.

Ushtria izraelite tha se sulmet kanë bllokuar një "kompleks ushtarak të Hamasit" dhe një vend për lëshimin e balonave.

Më 6 gusht, një zonë bujqësore në Izrael, pranë Rripit të Gazës, u përfshi nga zjarri pasi militantët lëshuan balona me flakë. Nuk është raportuar për viktima.

Lëshimet e balonave ndodhën pasi ushtria izraelite sulmoi Libanin si përgjigje ndaj sulmit me raketa nga Hezbollahu, një aleat i Hamasit.

Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushim më 21 maj pas një lufte 11 ditëshe. Që nga ajo kohë militantët palestinezë kanë lëshuar balona zjarri në territorin izraelit, duke shkaktuar zjarre.

Palestinezët thonë se balonat kanë për qëllim të bëjnë presion mbi Izraelin për të lehtësuar kufizimet në enklavën bregdetare që u vendosën gjatë luftimeve të majit.

Rripi i Gazës me 365 kilometra katrorë është shtëpia e rreth 2 milionë palestinezëve. Një bllokadë e vendosur nga Izraeli ka vendosur kufizime në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave për vite me rradhë.

Gaza kontrollohet nga Hamasi, një organizatë e shpallur si terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG