Ndërlidhjet

Katari: Izraeli dhe Hamasi ”nuk janë afër një marrëveshjeje” armëpushimi


Një familje palestineze duke ngrënë iftarin mes rrënojash, më 11 mars 2024.
Një familje palestineze duke ngrënë iftarin mes rrënojash, më 11 mars 2024.

Izraeli dhe Hamasi nuk janë as afër një marrëveshjeje për t’iu dhënë fund luftimeve në Gazë dhe për lirim pengjesh, ka thënë të martën një ndërmjetësues i Katarit, duke paralajmëruar që situata vazhdon të jetë ”shumë e komplikuar”.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Pavarësisht disa javëve të bisedimeve me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur të hënën pa një marrëveshje për armëpushim, për të cilën ishte shpresuar aq shumë.

”Ne nuk afër një marrëveshjeje, që nënkupton se nuk po i shohim palët që shkrijnë pikëpamjet e tyre në një, për t’i zgjidhur mospajtimet që kanë të bëjnë me zbatim të marrëveshjes”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

"Të gjitha palët janë duke vazhduar punën në negociata, për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Ansari në një konferencë për media.

Mirëpo, ai ka shtuar se nuk mund të përmendë afat kohor për arritje të marrëveshjes, pasi konflikti është "tejet i komplikuar në terren”.

Lufta ka nisur më 7 tetor të vitit 2023, e nxitur prej sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, duke lënë të vrarë 1.200 izraelitë dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Një pjesë e tyre janë liruar, ndërsa rreth 99 pengje besohet se janë ende gjallë.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë kanë rezultuar me 31.112 palestinezë të vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Katari e ka ndërmjetësuar në nëntor të vitit të kaluar një armëpushim njëjavor, që ka rezultuar me lirim të pengjeve dhe depërtim të ndihmës në Gazë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG