Ndërlidhjet

Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në lindje të Libanit


Sulmet iyraelite në një fshat në Liban më 25 prill 2024.
Sulmet iyraelite në një fshat në Liban më 25 prill 2024.

Një sulm izraelit me dron ndaj një makine në lindje të Libanit vrau dy persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit më 26 prill.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një zyrtar të al-Jamaa al-Islamiya apo Grupit Islamik, që është aleat i grupit militant libanez, Hezbollah.

Grupi Islamik ka qenë aktiv në fshatrat e banuara me myslimanë sunitë që gjenden përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin.

Ushtria izraelite tha se personi që vrau ishte Musab Khalaf. Sipas ushtrisë, Khalaf qëndronte pas sulmeve ndaj trupave izraelite në Çeba, që Izraeli mori nga Siria gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Qeveria libaneze thotë se ajo zonë i përket Libanit.

Një zyrtar i Grupit Islamik ka refuzuar që të konfirmojë vrasjen e pjesëtarit të saj.

Sulmi izraelit ndodhi në një rrugë pranë fshatit lindor të Majdonit, tha agjencia shtetërore e lajmeve libaneze, pa identifikuar personin e dytë që u vra.

Sulmi me dronë ndodhi një ditë pasi Hezbollahu kreu sulme përgjatë kufirit, që la të vrarë një civil izraelit.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore përgjatë kufirit, që kur ka nisur lufta në Gazë afër shtatë muaj më parë.

Hezbollahu ka thënë se sulmon Izraelin në shenjë solidariteti me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmi i të cilit më 7 tetor në jug të Izraelit nxiti luftën në Rripin e Gazës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG