Ndërlidhjet

Javë e përgjakshme luftimesh mes Izraelit dhe palestinezëve

Ushtria e Izraelit ka ndërmarrë sulme të tjera ndaj Gazës, të premten, pasi militantët kanë lëshuar raketa nga territori, në ditën e katërt të luftimeve që i kanë marrë jetën dhjetëra palestinezëve dhe një personi në Izrael.

Përshkallëzimi më i madh ndërkufitar në muajt e fundit ka shtyrë Egjiptin t’i prijë përpjekjeve për armëpushim, teksa shpresat janë rritur se një ndërprerje e sulmeve mund të jetë afër, pasi bisedimet dështuan më herët gjatë javës.

Sulmet e fundit izraelite, të ndërmarra ndaj “pikave ushtarake dhe raketahedhësve të fshehur” të grupit militant Xhihadi Islamik, janë kryer pas një varg raketash të lëshuara në mbrëmjen e së enjtes drejt Izraelit nga militantët në Rripin e Gazës, që rezultuan me vrasjen e një civili në qytetin Rehovot.

Të paktën 31 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, përfshirë pesë militantë të lartë dhe një numër civilësh, mes tyre edhe fëmijë.

(Përgatiti: Trim Haliti)


XS
SM
MD
LG