Ndërlidhjet

Izraeli thotë se ka ndalur një raketë të lëshuar nga Libani


Ushtarët izraelitë afër kufirit me Libanin. 26 tetor 2023.
Ushtarët izraelitë afër kufirit me Libanin. 26 tetor 2023.

Ushtria izraelite tha më 28 tetor se ka ndaluar një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani, përderisa autoritetet libaneze lëshuan një udhëzues në rast se duhet të bëhet evakuimi i aeroportit në Bejrut, në kohën kur tensionet në kufirin mes dy shteteve janë rritur.

Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah në Liban, që ka mbështetjen e Iranit, kanë këmbyer zjarr në baza ditore, që kur nisi konflikti midis Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës tri javë më parë.

*Video: A mund të përfshihet Hezbollahu në konfliktin në Lindjen e Mesme?

A ka rrezik që Hezbollahu ta përhapë konfliktin në Lindjen e Mesme?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:05 0:00

Këto janë tensionet më të larta në kufirin mes Izraelit dhe Libanit që kur të dyja palët zhvilluan një luftë më 2006.

Në konfliktin e vitit 2006, pistat e Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit, që gjendet në jug të kryeqytetit të Libanit, ishin cak i sulmeve ajrore izraelite. Atëbotë, aeroporti u mbyll.

Me tensionet që janë rritur sërish, autoritetet në Liban lëshuan një udhëzues për evakuimin e aeroportit dhe instilacioneve përreth në rast të një emergjence. Megjithatë, në udhëzues nuk sugjerohet se ka një kërcënim të menjëhershëm për aeroportin.

Konflikti në Gazë, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore, detare dhe tokësore, ka rritur frikën se luftimet mund të zgjerohen në rajon, përfshirë edhe në kufirin me Libanin.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se pengoi “një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani” drejt një droni izraelit. Ushtria tha se u kundërpërgjigj “duke goditur vendin prej ku u hodh raketa”.

Po ashtu tha se dronët izraelitë kanë goditur “caqet terroriste” në Liban që po tentonin të lëshonin drejt izraelit raketa kundërtanke.

Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se Izraeli ka granatuar disa zona përgjatë zonës kufitare, përfshirë edhe përreth qytetit Nakura.

Hezbollahu tha se deri të premten, 47 luftëtarë të tij janë vrarë gjatë përleshjeve në kufi. Më herët gjatë javës, ushtria izraelite tha se shtatë ushtarë janë vrarë që nga 7 tetor, kur Hamasi nisi sulmet.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG