Ndërlidhjet

Izraeli afër marrëveshjes “historike” me Libanin


Një anije duke nxjerr gaz nga fusha e gazit në ujërat e Izraelit në Mesdhe. 9 maj 2022.
Një anije duke nxjerr gaz nga fusha e gazit në ujërat e Izraelit në Mesdhe. 9 maj 2022.

Izraeli tha se është arritjes së marrëveshjes “historike” me Libanin, për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare në ujërat e pasur me gaz në Mesdhe, pasi një draft-propozim i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, plotësoi “kërkesat” izraelite”.

Izraeli kishte mirëpritur një draft fillestar të paraqitur nga i dërguari amerikan Amos Hoxhstein, që ka për qëllim të zhbllokonte prodhimin e gazit në të dy shtetet, duke zgjidhur pretendimet mbi fushat e gazit.

Por, Izraeli javën e kaluar tha se do të kundërshtonte ndryshimet në këtë draft, që po i kërkonte Libani.

Negociatat vazhduan në ditët e fundit dhe Izraeli tha më 11 tetor se propozimi i fundit i Hochstein ka bërë që arritja e marrëveshjes të jetë afër.

“Të gjitha kërkesat tona janë plotësuar, ndryshimet që ne kemi kërkuar janë bërë”, tha përmes një deklarate këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, njëherësh kryenegociatori në këto bisedime, Eyal Hulata.

“Ne kemi mbrojtur interesat e sigurisë së Izraelit dhe jemi drejt arritjes së një marrëveshjeje historike”, shtoi ai.

Libani dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe kufiri i tyre tokësor patrullohet nga Kombet e Bashkuara. Të dyja shtetet, teknikisht ende janë në luftë.

Izraeli dhe Libani rinisën negociatat për kufirin detar në vitin 2020, por bisedimet kanë hasur në ngecje të vazhdueshme.

Izraeli tha se është i përkushtuar që të eksportojë më shumë gaz në Evropë për të ndihmuar në zëvendësimin e furnizimeve ruse, pas pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG