Ndërlidhjet

OKB-ja do të dërgojë një ekip në qytetin ku u gjetën varre masive në Ukrainë


Varrezë masive afër qytetit të Izjumit në Ukrainë. 16 shtator 2022.
Varrezë masive afër qytetit të Izjumit në Ukrainë. 16 shtator 2022.

OKB-ja do të dërgojë një ekip në qytetin ku u gjetën varre masive në Ukrainë

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se do të dërgojë një ekip në qytetin ukrainas të Izjumit, ku zyrtarët ukrainas thanë se kanë gjetur një varrezë masive me qindra trupa.

"Ata [monitoruesit] synojnë të shkojnë atje për të provuar të kuptojnë pak më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur", tha zëdhënësja e zyrës, Liz Throssell, në një konferencë shtypi në Gjenevë më 16 shtator.

Ajo nuk dha një afat kohor se kur misioni do të shkojë në Ukrainë.

Autoritetet ukrainase pritet të fillojnë të marrin trupat nga kjo varrezë masive në Izjum, qytet i cili u rikthye nga forcat ruse pas një kundërofensive.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se të paktën 440 trupa të vdekur janë gjetur në këtë varrezë masive,

“Një varrezë masive e njerëzve është gjetur në Izjum, në rajonin e Harkivit”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky në një adresim para publikut.

Ushtria ukrainase ka nisur ditë më parë një kundërofensivë në rajonin verilindor të Harkivit, duke çliruar një mori vendbanimesh.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG