Italia është duke zgjeruar masat e ashpra të izolimit në gjithë shtetin, me qëllim të parandalimit të përhapjes të koronavirusit të ri. Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka thënë se nga dita e martë, njerëzit do të lejohen që të udhëtojnë vetëm për punë apo emergjenca familjare.
Italia nis të martën e izoluar

1
Një kamarier shikon tavolinat bosh jashtë një restoranti në Sheshin Shën Marku në Venecia të Italisë.

2
Kafiteritë e mbyllura në Venecia.

3
Në galerinë Vittorio Emanuele II, shihen fare pak njerëz, pas masës së izolimit që ka filluar të zbatohet në Itali.

4
Një çift shihet se nuk e ndan Urën Rialto në Venecia me askënd, pas masave të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.