Në një ishull të vogël në brigjet verilindore të Japonisë, vizitorët bëjnë dhurata te kjo faltore për mbrojtet e pazakonshme të vendit: macet.
"Neko Jinja", ose Faltorja e Maceve, mitizon macet si engjëj mbrojtës të Tashirojimaa, ku numri i maceve është më i madh sesa ai i banorëve.
Legjenda thotë se ishulli dikur ishte i famshëm për industrinë e mëndafshit dhe fermerët mbanin mace, sepse ato do t’i dëbonin minjtë, duke mbrojtur krimbat e mëndafshit nga brejtësit.
Një legjendë tjetër thotë se peshkatarët shikonin sjelljen e maceve për këshilla mbi motin e ardhshëm para se të niseshin për në det. Një ditë, një peshkatar plagosi aksidentalisht një mace derisa po punonte. Duke u ndier keq për këtë, banorët e ishullit ndërtuan një faltore për macet.
Aktualisht, më shumë se 100 mace jetojnë në Tashirojima, së bashku me rreth 50 njerëz, sipas ueb-faqes së qytetit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)