Nën akuzat për krime lufte një gjykatë në Bosnje dhe Hercëgovinë e ka dënuar me 20 vjet burgim, Rade Gariq, ish-pjesëtar i Ushtrisë së Republika Sërpskës.
Gjykata e shpalli atë fajtor për krimet në qytetin lindor Vlasenica më 1992 dhe më 1995 në Srebrenicë.
Akuza ndaj tij kishte të bënte me përfshirjen në persekutimin sistematik të civilëve boshnjakë.
Në Vlasenicë, civilët boshnjakë u persekutuan "me anë të vrasjeve, burgosjes ose privimit tjetër të lirisë përmes shkeljes së rregullave themelore të ligjit ndërkombëtar, zhdukjes me forcë të personave dhe akteve të tjera çnjerëzore", thuhej në vendimin kundër Gariq.
Gjatë luftës, forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin e pjesëve të mëdha të vendit, duke i detyruar banorët joserbë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke vrarë shumë prej tyre.
Në Srebrenicë më 1995, ushtarët dhe policët serbë të Bosnjës ekzekutuan më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë dhe i hodhën trupat e tyre në varre masive, në atë që njihet si gjenocidi i vetëm në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjyqi kundër Gariqit zgjati që nga tetori i vitit 2018. Aktgjykimi mund të apelohet.