Ndërlidhjet

Ish-agjenti i FBI-së pranon se ka punuar për manjatin rus Deripaska


Agjenti i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) Charles McGonigal.
Agjenti i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) Charles McGonigal.

Ish-agjenti i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) Charles McGonigal, është deklaruar fajtor në akuzat e lidhura me punën e tij oligarkun rus Oleg Deripaska.

Ai e ka ndryshuar deklaratën pas pajtueshmërisë së arritur me prokurorët federalë që ta pranojë fajësinë, në këmbim të zvogëlimit të akuzave ndaj McGonigal për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë, kur ka punuar për miliarderin rus.

Ky rast e ka shokuar FBI-në, ku McGonigal i ka hetuar operacionet ruse për shumë vjet.

McGonigal, 55-vjeçar, fillimisht është akuzuar nga një juri e madhe për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve amerikane.

Prokurorët kanë dyshuar se McGonigal dhe një ish-diplomat rus, janë paguar më shumë se 200.000 dollarë për të kryer punë për Deripaskan, një manjat të pasur rus, i cili konsiderohet njeri i Kremlinit.

Deripaska është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Tregtisë më 2018.

Autoritetet amerikane kanë thënë se McGonigal është punësuar për të gjetur informacione negative për Vladimir Potanin, rivalin e Deripaskas, si dhe për ta hequr manjatin rus nga lista e sanksioneve amerikane.

McGonigal do të mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim, nëse dënohet në muajin dhjetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG