Qindra mijëra persona kanë vajtuar në rrugët e Teheranit për komandatin e vrarë, Qasem Soleimani nga një sulm ajror amerikan. Ceremonia e 6 janarit ka ardhur tre ditë pasi komandati i forcave elite është vrarë në kryeqytetin irakian, Bagdad.
Iranianët vajtojnë për komandantin e vrarë

1
Disa persona duke bartur arkivolin e komandantit të forcave elite të Iranit, Qasem Soleimani nëpër rrugët e Teheranit. Dhjetëra rrugë janë mbyllur për shkak të qindra personave që kanë dalë në rrugë.

2
Qindra mijëra persona të mbledhur në Sheshin e Revolucionit, tri ditë pasi Soleimani është vrarë në rrugë drejt aeroportit të Bagdadit. Kortezhi i funeralit të Soleimantit është thënë se ka qenë më i madhi në Iran prej vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini.

3
Në një moment të rrallë, Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është parë duke qarë, teksa ka drejtuar besimtarët tek arkivoli i Soleimanit.

4
Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidenti iranian, Hasan Rohani shihen duke u lutur afër arkivolit të komandantit Soleimani dhe komandantit të milicisë irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis, i cili është vrarë po ashtu në sulmin ajror të 3 janarit.