Irani prezanton "qytetin nëntokësor të raketave" mes tensioneve rajonale
- Radio Evropa e Lirë
- Reuters
Zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë vizituan një depo masive nëntokësore raketash, të mbushur me armë të fuqishme. Pamjet, të transmetuara nga media shtetërore iraniane, më 25 mars, shfaqën shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Iraniane, gjeneralin Mohammad Baqeri, dhe komandantin e Forcës Aerohapësinore të Gardës Revolucionare Islamike, Amir Ali Hajizadeh, duke prezantuar atë që media iraniane tha se ishte “një qytet nëntokësor raketash”. Sipas një analisti të mbrojtjes, Irani dëshiron t’ua sinjalizojë rivalëve të vet forcën e tij ushtarake, teksa po e lë të hapur derën për uljen e tensioneve. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
29 mars 2025
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi...
-
28 mars 2025
A do të mbetet Kosova në radarin e Evropës?