Ndërlidhjet

Qeveria iraniane merr masa të reja për zbatimin e ligjit për mbulesën e kokës


Iranian young woman
Iranian young woman

Autoritetet iraniane kanë propozuar masa të reja për të zbatuar mbajtjen e detyrueshme të mbulësës së kokës për gratë, siç është vendosja e kamerave të vëzhgimit për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk respektojnë kodin e veshjes.

Ky sugjerim vjen në një kohë trazirash në të gjithë vendin, të shkaktuara nga vdekja e një vajze të re gjatë kohës sa ishte në paraburgim, pasi dyshohet se nuk e mbante "siç duhet" mbulesën e kokës.

Në një seancë publike të parlamentit iranian më 14 mars, Bijan Nobaveh, një anëtar i Komisionit Kulturor tregoi se organi ka propozuar shtatë masa të reja në lidhje me mbulesën, të cilat janë miratuar plotësisht nga udhëheqësia dhe janë diskutuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Vallëzimi i iranianeve që po e sfidon regjimin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:16 0:00

Sipas propozimeve të reja, ndëshkimi fizik nuk do të lejohet. Në vend të kësaj, shkelesit e rregullores do të ndëshkohen sipas një tabele të paracaktuar.

Kamerat e vëzhgimit do të përdoren për të monitoruar hapësirat publike për gratë që nuk mbajnë mbulesë dhe ato do të ndëshkohen më pas me masa që përfshijnë ndërprerjen e telefonit celular dhe lidhjeve të tyre me internetin. Policia dhe autoritetet gjyqësore do të ngarkohen me mbledhjen e provave dhe identifikimin e këtyre grave.

Komisioni i Kulturës tha se pronarët e dyqaneve dhe operatorët e bizneseve si qendrat tregtare dhe qendrat e akomodimit do të jenë përgjegjës për zbatimin e rregullave.

Mbulesa e kokës, e vendosur nga gratë e besimit islam, u bë e detyrueshme në publik për gratë dhe vajzat iraniane mbi moshën nëntë vjeç pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Shumë gra iraniane kanë shkelur rregullin gjatë viteve në shenjë proteste.

Tensionet u thelluan kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq teksa po mbahej në paraburgim nga policia iraniane pasi nuk e kishte “vendosur siç duhet” mbulesën.

Dhjetëra mijëra iranianë kanë përmbytur rrugët në të gjithë vendin në shenjë proteste.

Si përgjigje, autoritetet kanë nisur një goditje brutale ndaj mospajtimit, duke arrestuar mijëra persona dhe duke dhënë dënime të ashpra, përfshi dënimin me vdekje, për protestuesit.

Grupet e të drejtave që monitorojnë situatën në Iran thonë se më shumë se 500 njerëz kanë vdekur në protesta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG