Ndërlidhjet

Khamenei: Biden ka kërkesa të njëjta sikurse Trump për marrëveshjen bërthamore   


Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Fotografi nga arkivi.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Fotografi nga arkivi.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden se po bën kërkesat e njëjta sikurse paraardhësi i tij, Donald Trump në bisedimet për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, i mundësonte Iranit heqjen e sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Por, ish-presidenti Trump, e tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje më 2018.

Në raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe shteteve nënshkruese të marrëveshjes, që kanë për qëllim ringjalljen e këtij pakti, që u mbajtën në qershor, nuk pati përparime.

“Administrata aktuale amerikane nuk është e ndryshme nga e kaluara sepse ajo çfarë kërkon nga Irani për çështjet bërthamore është e formuluar me fjalë të tjera, por është e njëjta ajo që kërkonte Trumpi”, citohet të ketë thënë Khamenei, transmeton AFP.

“Amerikanët nuk kanë turp sa i përket çështjes bërthamore edhe pse ata u tërhoqën nga marrëveshja, tani ata flasin në një mënyrë dhe bëjnë kërkesa sikur të ishte Irani ai që u tërhoq nga marrëveshja”, shtoi Khameni, sipas lajmit të publikuar në ueb-faqen e tij zyrtare.

Khamenei i bëri këto komente gjatë takimit me kabinetin e sapoformuar të presidentit iranian, Ebrahim Raisi.

Pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Iranit dhe ky i fundit u kundërpërgjigj duke shkelur zotimet e bëra në marrëveshjen e vitit 2015.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG