Ndërlidhjet

Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për përdhunim


Burgu Adel Abad në qytetin Shiraz në Iran.
Burgu Adel Abad në qytetin Shiraz në Iran.

Tre të dënuar për përdhunim seksual u ekzekutuan në burgun Adel Abad në qytetin iranian të Shirazit, raportoi gazeta Etemad.

Sipas raportit, dënimi ishte shqiptuar në verën e këtij viti.

Burrat u zbuluan se kishin përdhunuar dhe grabitur disa gra në vitin e kaluar të kalendarit iranian.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar faktin se numri i dënimeve me vdekje që po kryhen në Iran është rritur ndjeshëm që kur presidenti Ebrahim Raisi mori detyrën më shumë se një vit më parë.

Sipas Amnesty International, të paktën 250 persona janë ekzekutuar vetëm në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht për vepra penale të drogës.

Dy ekzekutime të pjesëmarrësve në demonstratat e vazhdueshme mbarëkombëtare së fundmi, habitën vëzhguesit dhe shkaktuan kritika ndërkombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG