Ndërlidhjet

Iranianët goditen nga kriza e zhvlerësimit të valutës kombëtare


Disa iranianë duke qëndruar pran një këmbimoreje në Teheran. 11 prill, 2018
Disa iranianë duke qëndruar pran një këmbimoreje në Teheran. 11 prill, 2018

Çdo ditë, qindra iranianë ia mësyjnë rrugës Ferdowsi në Teheran për të blerë valuta të huaja. Por, tani qytetarët po i gjejnë shumicën e këmbimoreve të mbyllura dhe në hyrje të tyre po shkruan njoftimi “Nuk kemi dollarë amerikanë për të shitur”.

Euforia kombëtare e blerjes së dollarit është në kulmin e saj, që po nxitet nga zhvlerësimi i rialit iranian dhe frikës se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja mbi Republikën Islamike.

Valuta iraniane, rial ka rënë në shifra rekorde, teksa Qeveria ka vendosur që një dollar amerikan të këmbehet me 42 mijë rialë dhe ka vendosur kufizim për shumën e valutave të huaja që qytetarët mund të ruajnë jashtë bankave. Policia ka kontrolluar këmbimoret, për t’u siguruar që këmbimi i valutave të huaja nuk po bëhet jashtëligjshëm.

Një veturë e policisë iraniane e parkuar para një dyqani të këmbimit të monedhave në Teheran. 10 prill, 2018
Një veturë e policisë iraniane e parkuar para një dyqani të këmbimit të monedhave në Teheran. 10 prill, 2018

Ekonomistët thonë se këto masa është vështirë të mbahen. Këmbyesit e monedhave kanë mbledhur dollarë amerikanë dhe iranianëve që u duhet kjo valutë e huaj, po sfidojnë Qeverinë dhe po blejnë dollarë amerikanë në treg të zi, ku vlera është shumë e lartë.

“Disa ditë më parë shkova te disa këmbimore për të blerë 300 dollarë amerikanë. Por, nuk munda të blejë as 100 dollarë. Prandaj, u detyrove që këto t’i blej në treg të zi. Aty pagova 58 mijë rialë për 1 dollar”, thotë një biznesmen iranian, i cili ka folur për Radion Farda të REL-it në kushte anonomiteti.

'Nuk ishim të përgatitur për këtë'

Masat e reja po prekin iranianët, të cilët studiojnë, udhëtojnë apo bëjnë biznes jashtë vendit, si dhe ata që kursimet e tyre i kanë në dollarë.

“Familja ime e ka dërguar vëllain për të studiuar jasht5. Ditën kur ai shkoi, kursi i këmbimit u bë 35 mijë rialë për një dollar. Tani, fatkeqësisht, dollari këmbehet me 60 mijë rialë”, thotë një iranian i ri, i cili nuk ka dashur të identifikohet.

“Tani, ne nuk mund t’i dërgojmë më para vëllait”, thotë ai, duke shtuar se “ne nuk ishim të përgatitur për këtë”.

Presidenti Hasan Rohani, që fitoi mandatin e dytë më 2017, kishte premtuar se do të hapte vende të reja të punës, në ekonominë e goditur nga recensioni.

“Një nga arsyet që kam votuar për Rohanin ishte se mendoja se ai mund ta përmirësonte ekonominë. Por, në muajt e fundit kemi parë, për fat të keq, se administrata nuk ka politikat apo aftësitë e duhura për të përmirësuar ekonominë”, thotë ky i ri iranian.

‘Stuhia e përsosur e valutës’

Valuta e Iranit ka humbur përafërsisht gjysmën e vlerës së saj në tregun e lirë që prej shtatorit të vitit të kaluar. Këmbimi me dollar amerikan arritur shifrën rekorde javën e kaluar, ku një dollar këmbehej për 60 mijë rialë.

Steve Hanke, profesor i ekonomisë në Universitetin Johns Hopkins në Batimor, thotë se keqmenaxhimi ekonomik dhe saksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, kanë krijuar “stuhinë e përsosur të valutës”.

Irani nuk ka qenë në gjendje të përfitojë nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015 me fuqitë botërore, përmes së cilës Teheranit i lehtësohen saksionet në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Kjo është pjesërisht për shkak të rezistencës së kampit konservator të Iranit që të hapin ekonominë e kontrolluar nga shteti, por edhe nga sanksionet që SHBA ka vendosur për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe programit të raketave balisitike. Po ashtu, kompanitë evropiane kanë qenë të kujdesshme për të investuar në Iran, për shkak të frikës nga dënimet e SHBA-së. Ekonomistët vlerësojnë se të gjitha këto kanë ndikuar në qasjen e Iranit ndaj marrëdhënieve tregtare, financave dhe investimeve të huaja.

“Sistemi i ri për këmbimin e valutave është i destinuar të dështojë”, thotë Hanke, duke shtuar se “iranianët do të përdorin tregun e zi për të siguruar valuta të huaja. Gjithashtu, asnjë ekonomi nuk ka lulëzuar nga zhvlerësimet”.

‘Lufta ekonomike’

Qeveria e Rohanit për këtë krizë ua ka hedhur fajin kritikëve në vend dhe jashtë. Zëdhënësi i Qeverisë, Mohammad Baqer Nobakhta ka thënë se Irani është “në një luftë ekonomike me armiqtë që kërkojnë të krijojnë probleme për ekonominë tonë”.

Guvernatori i Bankës Qendrore iraniane, Valiollah Seif, është përballur me ligjvënësit në Parlament javën e kaluar, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Valiollah Seif
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Valiollah Seif

Seif u arsyetua se zhvlerësimi i valutës iraniane ka ndodhur për shkak të “mungesës së sigurisë” për të ardhmen, dhe tha se “armiqtë e njohin problemin dhe po përpiqen të përdorin çdo mundësi” për t’i shkaktuar telashe Iranit.

Ai gjithashtu sugjeroi se për këtë krizë ka “gjurmë të komplotit” nga rivalët rajonalë, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk dha më shumë detaje për këtë gjë.

Ndërkaq, nënpresidenti Eshagh Jahangiri ka fajësuar “faktorët joekonomikë, të pajustifikuar dhe të paparashikueshëm” për kolapsimin e rialit.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG