Ndërlidhjet

Scholz shpreh keqardhje për mosgatishmërinë e Iranit për marrëveshjen bërthamore


Kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka shprehur keqardhje që Irani nuk është pajtuar me propozimet e shteteve evropiane për ringjallje të marrëveshjes bërthamore.

Sipas tij, një refuzim i tillë zvogëlon mundësitë për arritje të marrëveshjes “në të ardhmen e afërt”.

“Më vjen keq që Irani nuk ka dhënë përgjigje pozitive për propozimet e bëra nga koordinatorët evropianë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Berlin.

“Irani nuk ka arsye që të mos pajtohet me këto propozime”.

Gjermania është një prej tri shteteve evropiane – bashkë me Francën dhe Britaninë – që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Vendet tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen janë: Kina, Rusia, si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Komeve të Bashkuara, plus Bashkimi Evropian.

Irani e ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015.

Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të SHBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes.

Palët kanë mbajtur disa runde takimesh në Vjenë, me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes, por palët ende nuk janë dakorduar për një tekst final.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG