Ndërlidhjet

Të paktën 95 të vrarë nga shpërthimet në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian


Njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes pas shpërthimit të dy bombave gjatë shënimit të 4-vjetorit të vrasjes së gjeneralit iranin, Qassem Soleimani, Kerman, Iran, 3 janar 2024.
Njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes pas shpërthimit të dy bombave gjatë shënimit të 4-vjetorit të vrasjes së gjeneralit iranin, Qassem Soleimani, Kerman, Iran, 3 janar 2024.

Të paktën 95persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjarje në Iran, e organizuar për të nderuar një gjeneral që u vra në një sulm ajror amerikan më 2020, raportuan të mërkurën mediet shtetërore.

Babak Yektaparast, zëdhënës i shërbimit emergjent të Iranit, njoftoi për numrin e viktimave.

Shpërthimet ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.

Shpërthimet ndodhën në qytetin Kerman, ku është varrosur Soleimani në Kerman, që gjendet 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.

Agjencia e lajmeve e Iranit, Tasnim, raportoi se “në hyrje të varrezave të dëshmorëve në Kerman ishin dy çanta me bomba të cilat kryesi apo kryesit i shpërthyen nga largësia”.

Një zyrtar lokal i quajti shpërthimet “sulm terrorist”, të cilat ndodhën në një kohë tensionesh së larta në Lindje e Mesme për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hamas.

Por, ai nuk dha prova për ta mbështetur këtë pretendim.

Vetura të dëmtuara nga shpërthimet që tronditën Iranin, 3 janar 2024.
Vetura të dëmtuara nga shpërthimet që tronditën Iranin, 3 janar 2024.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në përkujtimet e vrasjes së Soleimanit kanë marrë pjesë turma të mëdha të në të kaluarën.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimet. Autoritetet thanë se disa persona u plagosën përderisa po iknin nga vendi i ngjarjes.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe mbi 200 të plagosur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG