Ndërlidhjet

Irani paralajmëron SHBA-në se “nuk do të kursehet” nëse vazhdon lufta në Gazë


Hossein Amirabdollahian.
Hossein Amirabdollahian.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, ka paralajmëruar në Kombet e Bashkuara të enjten se nëse nuk përfundon hakmarrja e Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, atëherë Shtetet e Bashkuara “nuk do të kursehen nga ky zjarr”.

“I them sinqerisht burrështetasit amerikan, që është duke e menaxhuar gjenocidin në Palestinë, që ne nuk e mirëpresim zgjerimin e luftës në rajon. Mirëpo nëse gjenocidi në Gazë vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”, ka thënë ai në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Lindjen e Mesme.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, i cili e udhëheq Gazën, si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit, në cilin janë vrarë 1.400 persona dhe qindra tjerë janë marrë si pengje.

Izraeli e ka sulmuar Gazën prej ajrit, ka vendosur rrethim në këtë enklavë, dhe është duke u përgatitur për pushtim tokësor.

Në anën tjetër, autoritetet shëndetësore në Gazë, kanë thënë se mbi 7.000 persona janë vrarë nga sulmet izraelite.

Hamasi i ka thënë Iranit se është i gatshëm t’i lirojë pengjet, duke shtuar se bota duhet të bëjë thirrje për lirimin e 6.000 palestinezëve në burgjet izraelite, ka thënë Amirabdollahian.

“Republika Islamike e Iranit qëndron e gatshme të luajë rolin e vet në këtë situatë shumë të rëndësishme humanitare, bashkë me Katarin dhe Turqinë. Natyrisht, lirimi i 6.000 palestinezëve të burgosur është një tjetër nevojë dhe përgjegjësi e komunitetit global”, ka thënë ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG