Ndërlidhjet

Në Iran vazhdojnë protestat pas rrëzimit të aeroplanit

Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve. Tragjedia ka ndodhur pak orë pasi Irani ka sulmuar me raketa balistike bazat ushtarake amerikane në Irak, më 8 janar.
Teherani fillimisht ka mohuar se ka faj. Pasi e ka pranuar përgjegjësinë për tragjedinë, ku kanë mbetur të vrarë 176 njerëz, në Teheran dhe qytete të tjera të Republikës Islamike kanë shpërthyer protesta kundër udhëheqjes.

XS
SM
MD
LG