Ndërlidhjet

Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë


Makina të shkatërruara para hyrjes së spitalit Al-Ahli në qytetin e Gazës. 18 tetor 2023.
Makina të shkatërruara para hyrjes së spitalit Al-Ahli në qytetin e Gazës. 18 tetor 2023.

Në një vlerësim të paklasifikuar të inteligjencës amerikane, që i është dërguar Kongresit, thuhet se nga shpërthimi në spitalin në Qytetin e Gazës kanë vdekur nga 100 deri në 300 persona.

Këto shifra paraqesin “numër të lartë të humbjes së jetës”, thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në vlerësimin e tyre, të cilin e ka parë Associated Press. Zyrtarët e inteligjencës ende po shqyrtojnë provat dhe vlerësimi i tyre mund të evoluojë.

Shpërthimi ndodhi në spitalin Al-Ahli të Gazës më 17 tetor, në objektin e të cilit ishin strehuar palestinezë.

Zyrtarët e grupit militant palestinez Hamas menjëherë fajësuan një sulm ajror izraelit për shpërthimin në spital. Izraeli mohoi përfshirjen.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë veçse kanë deklaruar se inteligjenca amerikane beson se shpërthimi nuk është shkaktuar nga një sulm ajror izraelit. Edhe në vlerësimin dërguar Kongresit përmendet ky qëndrim.

*Video: Biden fajëson "palën tjetër" për shpërthimin në spital

Biden në Izrael, fajëson “palën tjetër” për shpërthimin në spitalin e Gazës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Në vlerësimin e inteligjencës amerikane po ashtu u tha se “vetëm dëmtime të lehta strukturore” ishin të dukshme në spital dhe nuk është parë ndonjë krater i krijuar.

Izraeli ka fajësuar për shpërthimin në spital grupin tjetër palestinez, Xhihadi Islamik. Por, ky grup ka mohuar përfshirjen.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë grupin Hamas, pasi ky i fundit nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit më 7 tetor. Që atëherë, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga veriu për në jug të këtij territori, duke u zotuar se do të kryejë një pushtim tokësor të Gazës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG