Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ceremoninë e mbajtur në Kongresin amerikan në Uashington. Betimin e dha edhe nënpresidentja, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë në SHBA që mban këtë post. Kjo ceremoni e inaugurimit, ku nuk mori pjesë ish-presidenti, Donald Trump, u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë.
Inaugurimi përmes fotografive

1
Joe Biden bën betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2
Me dorën mbi Bibël, Kamala Harris betohet si nënpresidente e SHBA-së. Ajo është nënpresidentja e parë grua në Amerikë.

3
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence (djathtas) duartroket ndërsa Joe Biden përqafon Zonjën e Parë Jill Biden pas betimit si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

4
Pas inaugurimit, presidenti i ri amerikan, Joe Biden nënshkroi tri dokumente, përfshirë deklaratën e inaugurimit dhe nominimet e kabinetit të tij.