Ndërlidhjet

Imamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në “republikë frike”


Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë të frikës”, duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët.

“Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat, i ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, ka shkruar Imamoglu përmes një kolumne të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times.

Imamoglu, 53-vjeçar, kryetar i Stambollit, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë, Marmara, prej kur është arrestuar javën e kaluar, nën akuza për korrupsion.

Ai përballet edhe me dyshimet për kryerje të veprave terroriste, të cilat i ka hedhur poshtë.

Ndalimi i tij në Stamboll ka nxitur protesta kombëtare, meqë mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa qindra prej tyre, përfshirë gazetarë, janë ndaluar për pak kohë.

“Arrestimet në shkallë të gjerë të protestuesve dhe gazetarëve në vjetët e fundit kanë dërguar një mesazh rrëqethës: askush nuk është i sigurt”, ka paralajmëruar Imamoglu.

Ai e ka kritikuar edhe atë që e ka përshkruar si “heshtje” ndërkombëtare.

“Çfarë për qeveritë qendrore në botë? Heshtja e tyre është shurdhuese”, ka shkruar ai, duke përmendur reagimet e liderëve amerikanë dhe evropianë.

Burgosja e tij konsiderohet lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar të mbahet në vitin 2028.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG