Palestinezët ikin nga shtëpitë pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.

6
Ky evakuim është për sigurinë tuaj”, tha ushtria e Izraelit, duke i paralajmëruar civilët e Qytetit të Gazës, të premten në mëngjes.

7
OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.

8
“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza duke shtuar se i gjithë stafi i OKB-së dhe Gaza veriore janë urdhëruar të zhvendosen në jug të qytetit Rafah.