Liqene në nivele të ulëta historike, kufizime në përdorimin e ujit dhe tani një valë rekord e të nxehtit ekstrem: ndonëse vera ende s’ka filluar, Perëndimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po i vuan efektet e një thatësire kronike, të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike. (Përgatiti: Trim Haliti)
I nxehti ekstrem keqëson thatësirën në SHBA

5
Kufizimet e gjera në përdorimin e ujit duken të pashmangshme gjatë muajve të ardhshëm, me pasoja që mund të rezultojnë serioze për shtetet perëndimore – veçanërisht për bujqit që varen nga ujitja – të cilat mundësojnë shumicën e frutave dhe perimeve për mbarë vendin.

6
Sipas Monitoruesit të Thatësirës së SHBA-së, një e treta e Kalifornisë aktualisht po përjeton “thatësirë të jashtëzakonshme”, nivelin më të keq.

7
Tokat e thata dhe bimësia me mungesë uji krijojnë kushte për temperatura edhe më të larta, duke i kontribuuar ashpërsimit të situatës së përgjithshme.

8
Pjesa jugperëndimore e SHBA-së po përgatitet për një valë të të nxehtit ekstrem gjatë ditëve të ardhshme, dhe për temperatura mbi 11 gradë Celsius më të larta sesa normat sezonale. Në disa zona priten temperatura maksimale mbi 50 gradë.