Ndërlidhjet

Hungaria merr kryesimin e BE-së


Selia e Bashkimit Evropian në Bruksel
Selia e Bashkimit Evropian në Bruksel

Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian.

Qeveria e saj ka paralajmëruar se do të përqendrohet në shtatë fusha - mes tyre: rritja e konkurrencës e BE-së, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

“Evropa përballet me sfida të përbashkëta nga lufta në fqinjësinë tonë, konkurrenca globale, situata e brishtë e sigurisë, migrimi i paligjshëm, fatkeqësitë natyrore, efektet e ndryshimeve klimatike dhe situata demografike”, ka thënë ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës hungareze të BE-së, muajin e kaluar.

Në këtë detyrë, Hungaria pason Belgjikën, e cila ka pasur kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit.

Nga 1 janari i viti të ardhshëm, ajo do t’ia kalojë këtë rol Polonisë.

Pritjet janë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i bërë qysh në fund të vitit 2022, të mos shqyrtohet as gjatë presidencës hungareze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG