Ndërlidhjet

Gjykata Themelore në Prishtinë liron nga akuzat për terrorizëm, Ikballe Hudutin


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, më 1 dhjetor ka liruar nga akuzat Ikballe Berisha-Hudutin, e cila akuzohej për shtytjen e veprave terroriste në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me vendim unanim të trupit gjykues, e liroi Hudutin pasi që nuk gjeti prova se e njëjta ka kryer vepër penale të shtytjes për kryerjen e veprave terroriste, me çka ngarkohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Policia e Kosovës e kishte ndaluar Hudutin më 8 janar 2020, pasi që në rrjete sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane. Ajo kishte shkruar në llogarinë e saj në Facebook lidhur me vrasjen e Soleimanit se ‘hakmarrja është e obligueshme’.

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit ishte vrarë nga forcat amerikane në Irak më 3 janar 2020. Soleimani, 62-vjeçar, ishte konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khameneit.

Forcat e tij elite, Quds, i raportonin drejtpërdrejt liderit suprem, Khamenei dhe ai ishte cilësuar si figurë historike kombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG