Ndërlidhjet

Holanda do t’i rihapë shkollat megjithë rastet në rritje


Parlamenti i Holandës
Parlamenti i Holandës

Shkollat në Holandë do të rihapen javën e ardhshme, ashtu siç ishte planifikuar, pas një pushimi më të gjatë se zakonisht për Krishtlindje.

Qeveria njoftoi të hënën (3 janar) se shkollat do të hapen megjithëse rastet me koronavirus janë rritur, dhe sidomos ato me variantin Omicron.

Më 19 dhjetor, Holanda vendosi disa nga kufizimet më të ashpra në Evropë për të ndaluar shpërndarjen e shpejtë të Omicronit, duke i mbyllur kështu shkollat për tre javë.

Me këto masa u mbyllën edhe të gjitha dyqanet jo-esenciale si dhe hapësirat argëtuese e kulturore deri më 14 janar.

“Rihapja është e përgjegjshme”, tha Ministri i Arsimit në Holandë.

Derisa shkollat fillore dhe të mesme do të hapen më 9 janar, institucionet më të larta arsimore do të kufizohen në ligjërata online “për shkak të rritjes së infeksioneve në këto grupmosha”, tha ministri.

Adoleshentët e moshës 17 vjeç e poshtë do të lejohen sërish të luajnë sport jashtë deri në orën 20:00 nga java e ardhshme, kur do të vlerësohet sërish situata.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Holandë tha të hënën se rastet pozitive të koronavirusit po rriteshin, kryesisht për shkak se lloji më infektiv Omicron tani është mbizotërues.

Rreth 14,623 njerëz rezultuan pozitivë të hënën, krahasuar me 11,440 një javë më parë, me shkallën mesatare të infeksionit në rritje për të gjashtën ditë me radhë, tha ky institut.

Sipas kufizimeve holandeze, vizitorët janë kufizuar në dy persona në të njëjtën kohë, ndërsa katër për familje ishin të lejuar gjatë fundjavës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Grupet e njerëzve jashtë janë të kufizuar në jo më shumë se dy, por nuk ka pasur asnjë ndalim për lëvizjen e njerëzve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG