Ndërlidhjet

Bashkëpunim i pjesshëm Kosovë- Serbi për rastin Ivanoviq


Autoritetet kompetente në Kosovë thonë se ende nuk ka një pistë të saktë për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Sipas tyre, hetimet për zbardhjen e rastit janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive.

Oliver Ivanoviq, ishte qëlluar për vdekje më 16 janar, para selisë së partisë se tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës Abelard Tahiri, ka thënë se Republika e Kosovës është shumë e interesuar që autori apo autorët e kësaj vepre kriminale, të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë, sipas tij, po zhvillohen në një bashkëpunim më autoritetet serbe në Beograd.

Tahiri ka treguar për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, ka kërkuar disa dokumente të hetimit të cilat Ministria e Drejtësisë së Qeverisë së Kosovës, tashmë i ka dërguar, por që nuk ka specifikuar se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë.

“Ne më 5 shkurt, kemi bërë gati një dosje me disa nga kërkesat që i ka kërkuar Qeveria e Serbisë, pasi që shtetasi i vrarë është edhe shtetas i Serbisë dhe ata kanë të drejtë paralelisht në vendin e tyre të bëjnë hetim. Ne i kemi dërguar, kemi plotësuar disa nga kërkesat e tyre, të cilat nuk e dëmtojnë hetimin që po zhvillohet në Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Pamje nga vendi ku u vra Oliver Ivanoviq
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, tri ditë pas vrasjes së politikanit serb, ka bërë katër kërkesa në adresë të palës serbe, por që deri më tash, Tahiri ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Njëkohësisht u kam bërë thirrje që të lënë më një anë retorikën e tyre politike dhe të veprojnë e t’u përgjigjen pozitivisht kërkesat tona që i kemi drejtuar Qeverisë së Serbisë, në lidhje me disa çështje që ndërlidhen me hetimin”.

“Kemi dërguar katër kërkesa për autoritetet serbe dhe i kemi ripërsëritur ato dhe besoj se do të përgjigjen pozitivisht”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, Policia e Kosovës thotë se hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, po zhvillohen nga ana e grupit punues hetues, që vepron nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin Mitrovicës së Veriut, tha për Radion Evropa e Lirë se hetimet janë duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar nga autoritetet kompetente.

“Mund të konfirmojmë serish se hetuesit policorë janë duke punuar me një dinamikë të lartë të aktiviteteve të tyre rreth mbledhjes së informacioneve, provave, dëshmive, deklaratave dhe çfarëdo forme tjetër të nevojshme për procedim të mëtutjeshëm të rastit”, tha Hoti.

Ndryshe, në pjesën veriore të Kosovës ditën e vrasjes se Ivanoviqit, është gjetur dhe një veturë e djegur, e cila sipas ekzaminimeve, e ka origjinën nga Serbia. Megjithatë, ende nuk është dëshmuar nëse kjo veturë ka lidhje direkte me rastin, përkatësisht me vrasjen e Ivanoviqit, por është një prej pistave të hetimeve.

Vetura e djegur në Mitrovicë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:34 0:00

Ministri Tahiri, ndërkaq ka thënë se nuk kanë pas asnjë kërkesë ndaj asnjë shteti tjetër, për ndihmë për zbardhjen e rastit Ivanoviq, edhe pse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati thënë se në rast nevoje si pjesë e hetimeve mund të ftohet eventualisht FBI-në.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG