Lidhjet familjare pa viza
Muharremi nga Bosnjë e Hercegovina dhe Safeti nga Kosova së shpejti do të mund të pinë kafe së bashku. Në vend se të shihen përmes ekranit, ata do ta shikojnë njëri-tjetrin në sy. Për shkak të regjimit të vizave, shumë familje nuk janë parë me njëra-tjetrën për dy dekada. Me zbatimin e marrëveshjes së saponënshkruar në Berlin, qytetarët e këtyre dy vendeve do të mund të udhëtojnë pa viza. (Autorë: Arton Konushevci, Arben Hoti, Andi Mioç, Miran Jellenek, Xhemal Çatiq)