Ndërlidhjet

Haxhiu: Lokalizohen mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës


Varre bosh diku në Kosovë, teksa familjarët jetojnë në pritje për t’i gjetur të zhdukurit nga koha e luftës
Varre bosh diku në Kosovë, teksa familjarët jetojnë në pritje për t’i gjetur të zhdukurit nga koha e luftës

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur të premten se autoritetet e Kosovës kanë arritur t'i lokalizojnë afër varrezave të Tjegullores në Podujevë, mbetjet mortore të një individi, që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se në lokalizimin e mbetjeve mortore janë angazhuar ekipet mjeko-ligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës dhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX.

Ajo ka thënë se gërmimet janë duke vazhduar, në kërkim të individëve tjerë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Një vit më parë, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zotimet që janë bërë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Një vit pas, asgjë prej këtyre nuk është realizuar në praktikë, të gjitha kanë mbetur vetëm në letër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG