Thaçi: Jam i pafajshëm, ndiej keqardhje për të gjitha viktimat
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, deklaroi para trupit gjykues në Hagë se është tërësisht i pafajshëm dhe se i vjen keq për të gjitha viktimat. Thaçi, që gjatë luftës ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), deklaroi para gjykatës se është i kënaqur që procesi gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve po dëshmon se nuk ka pasur trafikim organesh, akuzë kjo që ishte bërë publike për herë të parë në raportin e senatorit të atëhershëm zviceran, Dick Marty, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në vitin 2011.