Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Zjarret, të cilat shpërthyen mbrëmjen e së martës, më 8 gusht, prekën edhe pjesë të ishullit të madh të Havait. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Havai në flakë

9
Shkaku i zjarrit në Maui ende nuk është përcaktuar, por Shërbimi Kombëtar i Motit tha se përhapja e shpejtë u shkaktua nga disa faktorë si bimët e thata, erërat e forta dhe lagështia e ulët.

10
Më shumë se 11.000 njerëz janë evakuuar nga Maui, tha Ed Sniffen i Departamentit të Transportit të Havait të mërkurën vonë.

11
Sipërfaqe të kapluara nga zjarri në ishullin Maui.
Situata në Havai solli në mendje skenat shkatërruese nga zjarret nëpër vende të tjera të botës këtë verë.
Situata në Havai solli në mendje skenat shkatërruese nga zjarret nëpër vende të tjera të botës këtë verë.

12
Një zjarr në ishullin Maui në Havai, 9 gusht.
Zjarret e shkaktuara nga nxehtësia rekorde detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës. Gjithashtu, edhe Kanadaja perëndimore e pësoi nga zjarre jashtëzakonisht të rënda.