Ndërlidhjet

Hamasi hedh raketa në drejtim të Jerusalemit


Hamasi hodhi të hënën disa raketa në drejtim të Jerusalemit.
Hamasi hodhi të hënën disa raketa në drejtim të Jerusalemit.

Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës hodhën disa raketa në drejtim të Jerusalemit, duke i rritur edhe më shumë tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve.

Raporte për të plagosur nuk ka, edhe pse Parlamenti i Izraelit u evakuua.

Udhëheqësit e Hamasit kërcënuan se do të sulmojnë përsëri, pasi qindra palestinezë u plagosën më herët në përleshje me policinë izraelite.

Për disa viktima u raportua më vonë, pas sulmeve të Izraelit kundër grupit islamist.

Izraeli tha se ka vrarë tre militantë të Hamasit.

“Kemi nisur, e përsëris kemi nisur, të sulmojmë caqet ushtarake në Gaza”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, tha se nëntë persona - përfshirë disa fëmijë - kanë vdekur në sulmet izraelite.

Ditëve të fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite.

Më shumë se 300 palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.

Jerusalemi është vendi më i ndjeshëm në konfliktin - të vjetër disa dekada - midis Izraelit dhe palestinezëve.

Krahas rëndësisë së tij fetare, janë edhe pretendimet kombëtare.

Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytet të tijin, edhe pse ai nuk njihet si i tillë nga shumica e vendeve të tjera.

Palestinezët, në anën tjetër, e shohin gjysmën lindore të Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG