Ndërlidhjet

Guterres: Ndalimi i udhëtimeve për shkak të Omicronit, i padrejtë


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi më 1 dhjetor se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit janë ‘të padrejta’ dhe ‘joefektive’.

“Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë për media, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Shefi i OKB-së madje bëri thirrje që të shtohet numri i testimeve për të gjithë udhëtarët.

“Kjo është mënyra e vetme që të reduktohet rreziku i përhapjes së infektimit e që njëkohësisht mundëson angazhim ekonomik”, shtoi Guterres.

Disa shtete tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga shtetet jugafrikane pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, javën e shkuar në këtë rajon.

Varianti Omicron rrit shqetësimet në mbarë botën
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:35 0:00

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku nga Omicroni është shumë i lartë, por OBSH-ja po ashtu ka kundërshtuar ndalimin e udhëtimeve nga kontinenti, duke e komentuar si ‘sulm ndaj solidaritetit global’.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG