Ndërlidhjet

Gruaja izraelite e liruar nga Hamasi: E përjetova ferrin


Yocheved Lifshitz, flet për media pasi u lirua nga militantët e Hamasit, në Spitalin Ichilov në Tel Aviv, 24 tetor 2023.
Yocheved Lifshitz, flet për media pasi u lirua nga militantët e Hamasit, në Spitalin Ichilov në Tel Aviv, 24 tetor 2023.

Gruaja izraelite Yocheved Lifshitz, e cila u lirua të martën nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se militantët e rrahën me shkopinj, duke ia mavijosur trupin dhe vështirësuar frymëmarrjen, gjatë rrëmbimit të saj kur i sulmuan qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor.

"E përjetova ferrin, nuk mendoja e as nuk e dija se do të përfundoja në ketë gjendje", tha ajo të martën, një ditë pasi u lirua.

Ata e dërguan atë në Rripin e Gazës me motoçikletë dhe pastaj e detyruan të ecte disa kilometra në tokë të lagur për të arritur në tunelet të cilat, sipas saj, u dukën sikur rrjeta merimange.

*Video: Rrëfimi i izraelites së liruar nga militantët e Hamasit

"Si rrjeta merimange": Izraelitja e liruar flet për tunelet ku e mbajti Hamasi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, tha në Tel Aviv një ditë pasi u lirua se “ata më rrahën mua gjatë rrugës, nuk m’i thyen brinjët, por kisha shumë dhimbje”.

Megjithatë, ajo theksoi se “ata na trajtuan mirë”, duke shpjeguar se një mjek e kishte vizituar atë dhe pengjet e tjera çdo ditë dhe se u kishte sjell ilaçe.

Ajo tregoi se njerëzit të cilët ishin caktuar për t’i ruajtur pengjet “na thanë se besojnë në Kuran dhe se nuk do të na lëndonin”.

Lifshitz ishte banore e Nir Oz, njërës prej komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës, të cilin militantët e Hamasit e sulmuan më 7 tetor.

Bashkëshorti i saj, në të 80-at e tij po ashtu, është në mesin e më shumë se 200 pengjeve që po mbahen ende nga Hamasi në Gazë.

“Ata na trajtuan me butësi, dhe na i plotësuan të gjitha nevojat”, tha ajo, kur u pyet pse ia zgjati dorën njërit prej militantëve në momentin kur u lirua.

Lifshitz i përshkroi pengmarrësit si “shumë miqësorë” dhe si njerëz “shumë të sjellshëm” të cilët ishin organizuar mirë dhe me kohë për marrjen e pengjeve.

“Ata u dukën të gatshëm për këtë, ata u përgatitën për një kohë të gjatë, ata kishin gjithçka që burrat dhe gratë kishin nevojë, përfshirë shampon”, tha ajo para gazetarëve.

“Ne e hëngrëm ushqimin e njëjtë sikur ata – bukë me krem djathi, djathtë të shkrirë, tranguj. Ky ishte ushqimi për gjithë ditën”, tregoi Lifshitz.

Ajo u lirua bashkë me një izraelite tjetër nga Nir Oz, Nurit Cooper, 79 vjeçe, tri ditë pasi një grua amerikane me të bijën u liruan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG