Grevat paralizojnë Gjermaninë
Më 27 mars, në Gjermani kanë filluar grevat 24-orëshe të punëtorëve të sektorit të transportit publik. Grevat janë organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve. Punëtorët e aeroporteve, hekurudhave, autobusëve, metrove dhe porteve detare nisën grevën në minutat e parë të së hënës. Punëtorët po kërkojnë paga më të larta, për shkak të rritjes së çmimeve.