Ndërlidhjet

Greqia e vazhdon luftën me zjarret midis temperaturave të larta


Flaka ka arritur nëpër fshatra në rajonin e qytetit të portit, Aleksandropolis, të dielën. (Fotografi nga arkivi).
Flaka ka arritur nëpër fshatra në rajonin e qytetit të portit, Aleksandropolis, të dielën. (Fotografi nga arkivi).

Zjarret e shkurreve dhe në pyje të mëdha janë duke dalë nga kontrolli në verilindje të Greqisë, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe një thatësire që po zgjat me javë të tëra.

Flaka ka arritur nëpër fshatra në rajonin e qytetit të portit, Aleksandropolis, të dielën, duke i dëmtuar shumë shtëpi dhe toka bujqësore, thanë autoritetet vendore.

Zjarri u ndez të shtunën. Zjarrfikësit kanë përdorur aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarrit në mënyrë që ta mbajnë nën kontroll zjarrin të dielën, thanë zyrtarët grekë.

"Jemi në luftë": Zjarret në Greqi shihen nga Shqipëria
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

“Ishte një natë shumë e vështirë”, tha kryetari i Aleksandropolis, Giannis Zamboukis, për radion shtetërore.

Ai tha se tetë fshatra afër qytetit janë evakuuar plotësisht.

Katër njerëz u dërguan në spital për shkak të telasheve me frymëmarrjen, shtoi ai. Atraksionet turistike nuk janë në rrezik, sipas tij.

Nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi zjarret, por ato u përhapën shpejt, të ndihmuara nga erërat e forta dhe thatësira e vazhdueshme.

Në përgjithësi, 46 zjarre pylli dhe shkurreje u ndezën në gjithë vendin të shtunën, tha brigada e zjarrfikësve. Shërbimi Civil i Greqisë e publikoi një hartë të dielën, duke treguar se shkalla e dytë më e lartë e rrezikut për zjarre vlen për shumë pjesë të Greqisë.

Temperaturat në Greqi këto ditë shënojnë 39 gradë Celsius dhe pritet të vazhdojnë njëjtë edhe në ditët në vijim, tha Zyra e Meteorologjisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG