Avioni ukrainas me armë serbe rrëzohet në Greqi
Të tetë anëtarët e ekuipazhit vdiqën, pasi një avion ukrainas i mallrave u rrëzua në Greqi në orët e vona të 16 korrikut. Autoritetet serbe thanë se ky avion po bartte armë serbe, të destinuara për në Bangladesh. Në Greqi, disa banorë përshkruan momentin e rrëzimit të avionit. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)