Ndërlidhjet

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Një tërmet prej 5.7 ballësh ka goditur pjesën jugore të Greqisë, në brigjet e Peloponezit perëndimor.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima nga dridhjet e tokës, të cilat u ndien në kryeqytetin grek, Athinë, e deri në ishullin jugor të Kretës.

Tërmeti ndodhi mëngjesin e së premtes, më 29 mars. Epiqendra e dridhjeve të tokës ishte nën shtratin e detit afër ishujve Strofades, që gjenden rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit Patras, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Në zonën e epiqendrës së tërmetit janë regjistruar edhe goditje pasuese me shkallë më të ulët të Rihterit.

Greqia gjendet në një rajon shumë aktiv sizmik dhe tërmetet janë të zakonshme. Shumica dërmuese e dridhjeve të tokës nuk shkaktojnë viktima dhe pak ose aspak dëme materiale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG