Ndërlidhjet

Irani mbyll tri kafene për shkak të grave të pambuluara


Gra iraniane duke ecur në rrugë. Foto nga arkivi.
Gra iraniane duke ecur në rrugë. Foto nga arkivi.

Autoritetet në Iran kanë mbyllur tri kafene në qytetin qendror të Qomit për shkak se klientet gra nuk mbanin shamitë e tyre, raportojnë mediat lokale.

"Tri kafene u mbyllën në Qom për shkak të shkeljeve të shumta, duke përfshirë mungesën e mbulesës së grave dhe çështje të tjera", thuhet në deklaratën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, botuar në gazetën Hamshari.

“Pronarët e kafeneve janë thirrur nga policia përpara se të ndërmerren veprimet ligjore”, thuhet në deklaratë.

Grave iraniane u kërkohen “teste të virgjërisë” para martesës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:49 0:00

Qyteti i shenjtë Shiit i Qomit është shtëpia e dhjetëra seminareve fetare dhe klerikëve të lartë.

Sipas ligjit islamik të zbatuar në Iran pas revolucionit të vitit 1979, gratë duhet të mbajnë një hixhab që mbulon kokën dhe qafën duke fshehur flokët.

Shumë prej tyre nuk e kanë zbatuar plotësisht këtë rregull, ku gjatë viteve kanë lejuar që mbulesat e tyre të kokës të rrëshqasin dhe të zbulojnë më shumë flokë, veçanërisht në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG